Tragjedi në Senegal: Mbytet anija me emigrantë, të paktën 34 të vdekur e vetëm një i mbijetuar

Tragjedi në Senegal: Mbytet anija me emigrantë, të paktën 34 të vdekur e vetëm një i mbijetuar

Tragjedi në Senegal: Mbytet anija me emigrantë, të paktën 34 të vdekur e vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e rëndë detare ka ndodhur përgjatë brigjeve veriperëndimore të Senegalit, ku si pasojë e mbytjes së një anijeje me emigrantë kanë humbur jetën të paktën 34 persona.

Sponsor 3M Express

Gjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të së shtunës në ujërat pranë rajonit të Këbemerit.

Sipas të dhënave të para, nga kjo mbytje tragjike ka arritur të mbijetojë vetëm një person, teksa operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë për fatin e personave të tjerë që rezultojnë ende të zhdukur.

Ngjarja ka ndodhur konkretisht pranë brigjeve të Lompoulit, në zonën mes Dakarit dhe Saint-Louis, ndërsa dyshohet se shumica e viktimave ishin banorë të zonave Leona dhe Thiep.

Autoritetet përkatëse dhe ekipet e emergjencave janë mobilizuar menjëherë në terren për vazhdimin e kërkimeve në det dhe dhënien e ndihmës së nevojshme për familjet e goditura nga kjo fatkeqësi.

Kjo ngjarje e rëndë rikthen edhe një herë alarmueshëm në vëmendje rrezikun ekstrem me të cilin përballen mijëra emigrantë nga Afrika Perëndimore, të cilët marrin rrugët detare drejt Ishujve Kanarie të Spanjës me shpresën për të mbërritur në Europë. Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, mbi 600 persona kanë humbur jetën në këtë linjë të rrezikshme detare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës

LEX | U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës

Dy vetura të përfshira në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia identifikon edhe shoferin që u largua

Dy vetura të përfshira në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia identifikon edhe shoferin që u largua

Fermin Lopez, njeriu i mbrëmjes! Barcelona kalon në avantazh

Fermin Lopez, njeriu i mbrëmjes! Barcelona kalon në avantazh