Tragjedi në rrugën Prishtinë–Ferizaj: Motoçiklisti humb jetën në aksident me dy vetura në Llapnasellë – Sinjali sjell detajet

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë–Ferizaj, ku një motoçiklist ka humbur jetën pas përplasjes në një aksident ku janë përfshirë edhe dy automjete. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa rrethanat që çuan deri te aksidenti mbeten ende të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 23:11, në fshatin Llapnasellë, përballë objektit “Day to Day”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në aksident janë përfshirë një motoçikletë e tipit Yamaha, me ngjyrë të kaltër dhe pa targa regjistrimi, si dhe dy vetura, Volkswagen Passat dhe BMW.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se njëra veturë, Volkswagen Passat me ngjyrë hiri, drejtohej nga Arbër Maliqi, i lindur në vitin 2001, ndërsa automjeti tjetër, BMW me ngjyrë të zezë, drejtohej nga Ibrahim Ibrahimi, i lindur në vitin 1984.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime fatale.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi mjekësor nga Graçanica, i cili ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit.

Identiteti i viktimës që humbi jetën nuk është konfirmuar ende në informacionet fillestare, ndërsa bëhet fjalë për një burrë, mosha e të cilit është vlerësuar rreth 30 vjeç.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë dalë njësitë patrulluese dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, së bashku me zyrtarë drejtues të Policisë.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka tërhequr trupin e pajetë për autopsi.

Hetuesit po punojnë për të sqaruar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan deri te përplasja fatale.

Deri më tani nuk është përcaktuar shkaktari i aksidentit, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Dyshime për blerje votash në Zajeçar të Serbisë, mbërrin policia në vendin e ngjarjes

Dyshime për blerje votash në Zajeçar të Serbisë, mbërrin policia në vendin e ngjarjes

Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë