Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza humbin jetën pas sulmit të dyshuar nga ariu

Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza humbin jetën pas sulmit të dyshuar nga ariu

Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza humbin jetën pas sulmit të dyshuar nga ariu

Një nënë 48-vjeçare dhe vajza e saj 20-vjeçare kanë humbur jetën pas një sulmi të dyshuar nga një ari grizli në provincën British Columbia të Kanadasë.

Sponsor 3M Express

Viktimat janë identifikuar si Jennifer Balcarras dhe vajza e saj, Selah Reed. Ato ishin raportuar të zhdukura më 1 nëntor, pasi kishin dalë për një shëtitje në zonën e Bella Coola dhe nuk ishin kthyer më.

Trupat e tyre u gjetën të hënën dhe të martën gjatë kërkimeve nga policia dhe zyrtarët për mbrojtjen e natyrës. Sipas autoriteteve, provat në vendin e ngjarjes sugjerojnë përfshirjen e një kafshe të egër, raporton BBC, transeton Klankosova.tv.

Ende nuk dihet nëse në sulm ishte përfshirë një apo më shumë arinj, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për t’i lokalizuar.

Familjarët i kanë përshkruar nënën dhe vajzën si shumë të afërta, të cilat ndanin shumë pasione dhe shpesh bënin ecje së bashku.

Në provincën British Columbia vlerësohet se jetojnë nga 10 mijë deri në 13 mijë arinj grizli. Megjithatë, autoritetet i konsiderojnë relativisht të rralla konfliktet mes këtyre kafshëve dhe njerëzve./Klankosova.tv

Lexo edhe

FOTO/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën e tij në Itali, fqinjët të tronditur nga ngjarja

FOTO/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën e tij në Itali, fqinjët të tronditur nga ngjarja

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

Bebe Rexha mahnit me dukjen glamuroze në Las Vegas, shfaqet me fustan elegant dhe plot shkëlqim

Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit?

Gjashtë ndeshje pa gola apo asistime – pse Mourinho vazhdon t’i besojë Viniciusit?

Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza humbin jetën pas sulmit të dyshuar nga ariu | Momenti