Tragjedi gjatë meshës në Ekuador, kryqi gjigant bie mbi priftin dhe e lë të vdekur – momenti transmetohet drejtpërdrejt

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Guayaquil të Ekuadorit, ku një prift katolik ka humbur jetën pasi një kryq i madh prej druri është shkëputur nga muri dhe ka rënë mbi të gjatë ceremonisë fetare.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 17 tetor, në kishën “Our Lady of Perpetual Help”, ndërsa mesha po transmetohej drejtpërdrejt në internet.

Sipas raportimeve të TMZ, prifti Patricio Alfredo Sánchez Molinari po udhëhiqte meshën pranë altarit, kur kryqi i vendosur në murin pas tij u shkëput papritur dhe e goditi rëndë.

Pamjet e transmetimit tregojnë momentin e incidentit, ndërsa besimtarët e pranishëm reagojnë të tronditur dhe nxitojnë për t’i ardhur në ndihmë.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, prifti nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Vdekja e tij është konfirmuar nga Arqidioqeza e Guayaquil-it, e cila ka shprehur ngushëllime për familjarët, të afërmit dhe komunitetin fetar.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, veçanërisht për faktin se momenti tragjik u regjistrua gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të meshës.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shkëputjen e kryqit nga muri i kishës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi gjatë meshës në Ekuador, kryqi gjigant bie mbi priftin dhe e lë të vdekur – momenti transmetohet drejtpërdrejt appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Tragjedi gjatë meshës në Ekuador, kryqi gjigant bie mbi priftin dhe e lë të vdekur – momenti transmetohet drejtpërdrejt | Momenti