Topalli rrëfen arrestimin në Turqi: Shqipëria na tha se nuk mund të na mbronte, do t’i prishnim raportet me turqit

Ish-veprimtari Faton Topalli ka rrëfyer përpjekjet për t’i shpëtuar arrestimit në Turqi, ku kishte shkuar bashkë me Abdullah Prapashticën në vitin 1981, si dhe ndihmën që, sipas tij, u kishte ofruar diplomacia shqiptare.

Në intervistën në Debat Plus në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli ka treguar se, pasi kishin dyshuar se po përcilleshin nga autoritetet turke, ai dhe Prapashtica kishin shkuar në ambasadën e Shqipërisë në Ankara për të kërkuar ndihmë dhe për të shpjeguar se rrezikonin të arrestoheshin.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, Bujar Hoxha, me të cilin u takuan në ambasadë, u kishte thënë se Shqipëria nuk mund t’i mbante aty, pasi kjo do t’i dëmtonte marrëdhëniet me Turqinë.

“Shikoni djema ne nuk mundemi me iu ndalë këtu sepse i prishim raportet me Turqinë po kemi me u kujdes që mos me iu ndodh gjë”, ka rrëfyer Topalli se u kishte thënë Hoxha.

Topalli ka deklaruar se më pas ai dhe Prapashtica ishin arrestuar nga autoritetet turke dhe ishin mbajtur për dy javë në një burg, para se të liroheshin me kushtin që të largoheshin nga Turqia brenda një jave.

Ai ka thënë se Shqipëria u kishte ofruar edhe ndihmë materiale, ndonëse jo në masën që do t’u mundësonte të jetonin pa vështirësi.

“Shiko nuk është që na kanë ndihmuar aq sa me mujt me jetu, por për ne ka qenë jashtëzakonshme nuk kemi kërkuar diçka tjetër. Kemi qenë pa mbështetje, paramendoje me qenë vetëm në Stamboll”, ka deklaruar Topalli.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Vdekja e pacientes me kancer, drejtori i Onkologjisë mohon mungesën e terapisë për katër muaj

Vdekja e pacientes me kancer, drejtori i Onkologjisë mohon mungesën e terapisë për katër muaj

Sydney Sweeny “çmendi” rrjetin me një reklamë festive për markën e saj të brendshmeve

Sydney Sweeny “çmendi” rrjetin me një reklamë festive për markën e saj të brendshmeve

Trepça triumfon ndaj Opavës, Bashkimi mundet nga Kalev

Trepça triumfon ndaj Opavës, Bashkimi mundet nga Kalev

Topalli rrëfen arrestimin në Turqi: Shqipëria na tha se nuk mund të na mbronte, do t’i prishnim raportet me turqit | Momenti