Tom Brady shfaqet me Rolex prej 460 mijë eurosh, ora e tij shkëlqen nga safirët shumëngjyrësh

Tom Brady shfaqet me Rolex prej 460 mijë eurosh, ora e tij shkëlqen nga safirët shumëngjyrësh

Tom Brady shfaqet me Rolex prej 460 mijë eurosh, ora e tij shkëlqen nga safirët shumëngjyrësh

Ish-ylli i futbollit amerikan, Tom Brady, tërhoqi vëmendjen me orën luksoze që mbante në ndeshjen mes Green Bay Packers dhe Detroit Lions, e zhvilluar të dielën.

Sponsor 3M Express

Analisti sportiv i Fox Sports u shfaq me një Rolex Daytona Rainbow prej ari rozë, vlera e të cilit në tregun e rishitjes vlerësohet në rreth 460 mijë euro.

Ora është e zbukuruar me diamante, derisa korniza është me 36 safirë shumëngjyrësh, të prerë në formë drejtkëndore të zgjatur.

Foto: Instagram

Shtatë herë fituesi i Super Bowl-it duket se ishte mjaft i kënaqur me zgjedhjen e tij, pasi publikoi një fotografi të orës në InstaStory, të shoqëruar me tri ’emoji’ në formë zemre.

Brady nuk është i vetmi emër i njohur i futbollit amerikan që zotëron këtë model të Rolex-it.

Travis Kelce mbante një orë me pamje të ngjashme në një ndeshje të Kansas City Chiefs në nëntor të vitit të kaluar.

Ora Rolex

Në mesin e pronarëve të këtij modeli të kushtueshëm janë edhe reperi Drake dhe futbollisti Harry Kane.

Në koleksionin e Bradyt gjenden edhe orë të tjera luksoze.

Në shtator, gjatë ndeshjes mes Los Angeles Chargers dhe Buffalo Bills, ai u shfaq me një Audemars Piguet Royal Oak prej ari të bardhë, të zbukuruar me gurë të çmuar shumëngjyrësh, vlera e së cilës vlerësohet në rreth 448 mijë euro.

Tom Brady

Ai zotëron gjithashtu një version të të njëjtit model prej ari rozë.

Në fillim të këtij muaji, Brady zgjodhi një Rolex Daytona me safirë portokalli, vlera e të cilit arrin rreth 277 mijë euro, gjatë ndeshjes mes Los Angeles Rams dhe Philadelphia Eagles.

Megjithatë, një nga orët më të vlefshme në koleksionin e tij mund të jetë Rolex Sea-Dweller i mbuluar me diamante, të cilin e mbante në spektaklin humoristik të Netflix-it, kushtuar komedianit Kevin Hart, në muajin maj.

Foto: Instagram

Vlerësimet për këtë model, i cili nuk është pjesë e ofertës së zakonshme të markës, kanë arritur deri në 5.54 milionë euro, megjithëse kjo shifër nuk është konfirmuar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rritet çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, arrin në 115 dollarë për fuçi

Rritet çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, arrin në 115 dollarë për fuçi

Në Kuvend nis debati për amendamentet e Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit

Në Kuvend nis debati për amendamentet e Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit

Kroos mahnitet nga Mourinho pas El Clasicos, zbulon si e shkatërroi lojën e Barcelonës

Kroos mahnitet nga Mourinho pas El Clasicos, zbulon si e shkatërroi lojën e Barcelonës

Tom Brady shfaqet me Rolex prej 460 mijë eurosh, ora e tij shkëlqen nga safirët shumëngjyrësh | Momenti