Tjetër mbrëmje e qetë në Tiranë, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë së Shqipërisë teksa rreth 100 të rinj që u mblodhën në bulevard, qëndruan aty disa orë pa krijuar incidente me forcat e rendit, por mjaftueshëm sa për të tërhequr vëmendjen e medias dhe për të mbajtur në gatishmëri një numër policësh.

Thirrjet sporadike ishin kryesisht për organizimin e tubimit të kësaj të shtune, që sipas organizatorëve do të jetë protestë kombëtare dhe pritet mbështetja e diasporës.

Sponsor 3M Express

Shumë më ndryshe ishte atmosfera gjatë orëve të para të ditës së 11 të protestës së studentëve.

Nga universiteti Politeknik ku nisi marshimi pedagogët të cilës iu bashkëngjitën protestës bënë thirrje që dhe kolegë të tyre që janë ende në auditore ti bashkohen protestës duke shtuar se janë krah studentëve pa asnjë ngjyrim politik

Marshimi i studentëve vijoi para kryeministrisë aty ku protestës iu bashkuan edhe studentët e mjekësisë. Në emër të personelit mjekësor u lexua edhe një deklaratë në mbështetje të kësaj proteste.

Mes studentëve protestues ishte dhe Jon Sinoimeri, 20-vjeçari që sot u publikua nga Kryeministri Rama si një person me precedent penal në fushën e narkotikëve.

I riu mohoi këto pretendime duke thënë se ishte student mjekësie dhe se akuzat janë për ta intimiduar.

Aktet e protestës më pas studentët i vijuan me tavolinat e dialogut të vendosura nga kryeministri./TCH

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja – PAMJE

Shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja – PAMJE

Nepali bëhet vendi i parë që merr kompensim për dëmet nga ndryshimet klimatike

Nepali bëhet vendi i parë që merr kompensim për dëmet nga ndryshimet klimatike

Si po ecën realisht ekonomia amerikane nën presidentin Trump?

Si po ecën realisht ekonomia amerikane nën presidentin Trump?