Tjetër goditje për Bayern Munich, Laimer mungon të paktën tri muaj

Tjetër goditje për Bayern Munich, Laimer mungon të paktën tri muaj

Tjetër goditje për Bayern Munich, Laimer mungon të paktën tri muaj

Futbollisti austriak ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, pasi në ndeshjen kundër Hamburger SV ka pësuar një lëndim në tendinë në kyçin e këmbës së djathtë.

Laimer është inkuadruar në lojë në pjesën e dytë, por është detyruar të largohet nga fusha në minutat e fundit të takimit.

Sponsor 3M Express

Mungesa e tij e vështirëson edhe më shumë situatën për trajnerin Kompany, pasi Bayerni po përballet me probleme të shumta me lëndimet. Harry Kane, Jamal Musiala, Manuel Neuer, Serge Gnabry, Michael Olise, Alphonso Davies dhe Ismael Saibari janë gjithashtu në mesin e futbollistëve që kanë munguar për shkak të problemeve fizike.

Përveç kësaj, Bayerni nuk arriti të marrë më shumë se një pikë pas udhëtimit në Hamburg, me ndeshjen që përfundoi pa gola, zero me zero. 

Pas këtij barazimi, Bayerni renditet në vendin e dytë në Bundesligë me njëzet e tri pikë, një më pak se Borussia Dortmund, që kryeson tabelën me njëzet e katër pikë. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Pesë minuta në ring, miliona euro në xhep- Ja sa fituan Nelson Hysa dhe Agit Kabayeli për dy raunde në Gjermani

Pesë minuta në ring, miliona euro në xhep- Ja sa fituan Nelson Hysa dhe Agit Kabayeli për dy raunde në Gjermani

Tyson Fury: Kam qindra miliona në llogarinë bankare, por e gjithë kjo është e pakuptimtë

Tyson Fury: Kam qindra miliona në llogarinë bankare, por e gjithë kjo është e pakuptimtë

Publikohen pamjet – një vit pas vdekjes së Shpat Kasapit, familjarët në lot pranë varrit të tij

Publikohen pamjet – një vit pas vdekjes së Shpat Kasapit, familjarët në lot pranë varrit të tij