Tiranë: Një protestues tërhiqet zvarrë nga policia

Tiranë: Një protestues tërhiqet zvarrë nga policia

Tiranë: Një protestues tërhiqet zvarrë nga policia

Policia ka shoqëruar në mbrëmje një tjetër protestues të ri pranë Kishës Ortodokse në Tiranë, gjatë protestës së sotme.

Sponsor 3M Express

Në pamjet e publikuara shihen disa efektivë të veshur civilë, të shoqëruar nga policë me uniformë, të cilët e mbajnë të riun nga gjymtyrët dhe e tërheqin zvarrë përgjatë rrugës.

Ndërhyrja e policisë ka ndodhur në prani të disa qytetarëve, të cilët kanë ndjekur nga afër momentin e shoqërimit të protestuesit dhe kanë kundërshtuar veprimet e forcave policore.

Deri tani nuk dihen arsyet e shoqërimit të të riut, ashtu sikurse nuk janë bërë të ditura rrethanat që i paraprinë ndërhyrjes së efektivëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksident në Mazgit, dyshohet se vetura u përplas me kamionin që po pastronte borën

Aksident në Mazgit, dyshohet se vetura u përplas me kamionin që po pastronte borën

Deficiti tregtar: Importojmë gjithçka, edhe atë që e prodhojmë (VIDEO)

Deficiti tregtar: Importojmë gjithçka, edhe atë që e prodhojmë (VIDEO)

Energjia nga “Iber-Lepenci”: Hidrocentrali është vetëm pikë uji në det (VIDEO)

Energjia nga “Iber-Lepenci”: Hidrocentrali është vetëm pikë uji në det (VIDEO)