“Tigrat” e Maqedonisë së Veriut renditen në vendin e nëntë në garën ndërkombëtare të snajperistëve në Turqi

Ekipet snajperiste të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” kanë zënë vendin e nëntë në garën ndërkombëtare të qitjes me snajper “BORAN 8”, e cila u mbajt në Turqi. Në garë morën pjesë 48 ekipe nga 22 shtete.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, me këtë rezultat, pjesëtarët e njësisë së Maqedonisë dëshmuan aftësitë e tyre në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare, ku shtatë vendet e para u zunë nga ekipet turke, ndërsa vendi i tetë i takoi një ekipi nga Azerbajxhani.

“Një rezultat veçanërisht mbresëlënës u arrit në disiplinën e qitjes me pistoletë, ku ekipi maqedonas grumbulloi gjithsej 2.098 pikë, dukshëm mbi mesataren e garës, e cila ishte 1.173 pikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Përveç rezultateve sportive, ekipi i “Tigrat” u vlerësua edhe për sjelljen profesionale dhe frymën sportive, duke u përzgjedhur ndër tri ekipet më të mira në kategorinë “Fair Play”.

ipas Policisë, pjesëtarët e njësisë e përfaqësuan denjësisht vendin në këtë garë ndërkombëtare, duke dëshmuar përgatitjen, profesionalizmin dhe respektin ndaj pjesëmarrësve të tjerë.

Lexo edhe

Roseanne Barr zbulon çfarë i kishte treguar Lisa Marie Presley për martesën me Michael Jackson

Roseanne Barr zbulon çfarë i kishte treguar Lisa Marie Presley për martesën me Michael Jackson

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik

Nga Sigal Prishtina në EuroLeague nën drejtimin e legjendës Tony Parker: Historia frymëzuese e Both Gach

Nga Sigal Prishtina në EuroLeague nën drejtimin e legjendës Tony Parker: Historia frymëzuese e Both Gach