Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Politikania konservatore tha se është e habitur nga nismat e Burnhamit për të rihapur diskutimin mbi marrëdhëniet e Britanisë me BE-në.

Burnham synon që gjatë 12 muajve të ardhshëm të diskutojë mundësitë për forcimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian.

Sponsor 3M Express

Kjo vjen pas marrëveshjeve të arritura në samitin e së premtes në Bruksel, që përfshijnë eksportet ushqimore dhe bujqësore, tregtimin e emetimeve dhe një skemë për përvojën e të rinjve.

May, e cila drejtoi qeverinë britanike nga viti 2016 deri në vitin 2019, gjatë një periudhe të shoqëruar me vështirësi në zbatimin e Brexit-it, është ndër ish-udhëheqësit që kanë paralajmëruar kundër rihapjes së debatit.

Edhe ish-kryeministri laburist Tony Blair deklaroi sot se BM duhet të shqyrtojë rikthimin në BE vetëm nëse blloku ndërmerr reforma dhe krijon më shumë hapësirë për inovacionin teknologjik.

Në një intervistë për programin e BBC-së “Sunday With Laura Kuenssberg”, May argumentoi se negociatat me Bashkimin Evropian kërkojnë kohë dhe burime të konsiderueshme nga i gjithë aparati qeveritar.

Ajo theksoi se procesi përfshin jo vetëm kryeministrin dhe ministrat e kabinetit, por edhe zyrtarët shtetërorë, duke kërkuar angazhim të vazhdueshëm për të siguruar rezultatet e dëshiruara.

“Ne, si vend, votuam për Brexit-in. Kur isha kryeministre, isha e bindur se duhej të zbatonim atë vendim. Prandaj, mesazhi im për të është: njerëzit votuan për Brexit-in. Brexit-i është kryer. Thjesht pranojeni dhe vazhdoni përpara”, deklaroi May.

Ish-kryeministrja kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas saj, Burnham po u drejtohet qytetarëve britanikë, duke lënë të kuptohet se votimi i tyre për Brexit-in ishte një vendim i gabuar dhe se duhet të kenë një mundësi tjetër për të votuar.

Megjithatë, May theksoi se prioriteti duhet të jetë forcimi i Mbretërisë së Bashkuar në aspektin ekonomik dhe të sigurisë, si dhe zgjerimi i mundësive për qytetarët.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sulmohet anija luftarake ruse në Libi, raportohet për dëme të mëdha

Sulmohet anija luftarake ruse në Libi, raportohet për dëme të mëdha

Shpërthimi në anijen ruse në portin e Libisë dyshohet se u shkaktua nga sulmi me dron, thonë zyrtarët

Shpërthimi në anijen ruse në portin e Libisë dyshohet se u shkaktua nga sulmi me dron, thonë zyrtarët

Trump dhe Putini po vendosin fatin e Evropës?

Trump dhe Putini po vendosin fatin e Evropës?