Thaçi: Ligjin për përdorimin e gjuhëve do ta marr seriozisht kur të ketë plan financiar, duhet që edhe sporteli të funksionojë në dy gjuhë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka folur për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke u ndalur edhe te zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sponsor 3M Express

Thaçi tha se zbatimin e ligjit do ta konsiderojë serioz vetëm atëherë kur për të ekzistojë një plan i qartë financiar i përgatitur nga Ministria e Financave.

“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, për mua, do të jetë serioz atëherë kur ta shoh planin financiar për realizimin e tij nga ana e Ministrisë së Financave”, deklaroi Thaçi.

Sipas tij, për implementimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve nevojiten rreth 470 milionë euro.

Thaçi theksoi se kjo shumë, sipas analizave të ekspertëve të PDSH-së, do të mbulonte një sërë nevojash që lidhen me zbatimin praktik të ligjit, përfshirë përgatitjen dhe shkollimin e kuadrove, organizimin e seminareve, diplomat, vulat dhe nevojat e tjera administrative.

“Sipas analizave të bëra nga ekspertët e PDSH-së, nevojiten 470 milionë euro për implementimin e këtij ligji. Kjo përfshin përgatitjen dhe shkollimin e kuadrove, seminaret, diplomat, vulat dhe të gjitha nevojat e tjera për personat që janë të përgatitur”, tha ai.

Kryetari i PDSH-së u ndal edhe te mënyra se si duhet të zbatohet përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike, duke kërkuar që shërbimet për qytetarët të jenë funksionale në të dyja gjuhët.

“Dhe po e përmbyll: duhet që edhe sporteli të funksionojë në dy gjuhë. Jo që unë, si shqiptar, të flas në dy gjuhë”, deklaroi Thaçi.

Lexo edhe

Banorët e BBVK5 ndjekin ndeshjen Kosovë – Izrael, komentatori u dërgon një përshëndetje speciale

Banorët e BBVK5 ndjekin ndeshjen Kosovë – Izrael, komentatori u dërgon një përshëndetje speciale

Boksieri Arigon Avdimetaj, që u bë viral me nokautin brutal ndaj serbit, sonte ngjitet në ring në Gjermani

Boksieri Arigon Avdimetaj, që u bë viral me nokautin brutal ndaj serbit, sonte ngjitet në ring në Gjermani

Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale

Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale