Thaçi: Bashkëpunimi me këshillat lokale, i rëndësishëm për zhvillim

Thaçi: Bashkëpunimi me këshillat lokale, i rëndësishëm për zhvillim

Thaçi: Bashkëpunimi me këshillat lokale, i rëndësishëm për zhvillim

Në praninë e Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, Nënkryetari i Komunës, Berat Gashi, së bashku me Drejtoreshën e Administratës, znj. Ariana Graiqevci, pritën sot në takim kryetarët e rinj të këshillave lokale të fshatrave, të cilët kanë marrë mandatin katërvjeçar.

Me këtë rast, Nënkryetari Gashi i përgëzoi kryetarët e rinj për marrjen e mandatit, duke u uruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive të tyre. Ai ritheksoi gatishmërinë e Komunës së Obiliqit për bashkëpunim të vazhdueshëm me këshillat lokale, duke theksuar se kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, të adresuara përmes përfaqësuesve të tyre, do të trajtohen me përkushtim dhe seriozitet, në përputhje me mundësitë dhe kapacitetet buxhetore të Komunës.

Sponsor 3M Express

Gjithashtu, Kryetari Thaçi vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve komunale dhe këshillave lokale, me qëllim të identifikimit të prioriteteve, realizimit të projekteve dhe ndërmarrjes së iniciativave që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mirëqenies së qytetarëve.

Nga ana e tyre, kryetarët e rinj të këshillave lokale falënderuan përfaqësuesit e Komunës për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke u zotuar se do ta ushtrojnë mandatin e tyre me përgjegjësi, transparencë dhe përkushtim në përfaqësimin e interesave dhe adresimin e kërkesave të qytetarëve.

“Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me këshillat lokale, duke e konsideruar këtë partneritet si një hallkë të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të fshatrave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, njofton Komuna e Obiliqit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Presidentja Shiroka Pula viziton `Dardanët` para dy ndeshjeve të këtij muaji

Presidentja Shiroka Pula viziton `Dardanët` para dy ndeshjeve të këtij muaji

Babai dhe djali i tij thyejnë rekordin Guinness duke luajtur me sy të lidhur lojën “hipopotami i uritur”

Babai dhe djali i tij thyejnë rekordin Guinness duke luajtur me sy të lidhur lojën “hipopotami i uritur”

Rama u përgjigjet banorëve të Ulpianës: Fontana nuk preket, parkingu zhvendoset nën tokë

Rama u përgjigjet banorëve të Ulpianës: Fontana nuk preket, parkingu zhvendoset nën tokë