Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar, por në veturë iu zbulojnë 150 mijë euro në Vërmicë

Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar, por në veturë iu zbulojnë 150 mijë euro në Vërmicë

Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar, por në veturë iu zbulojnë 150 mijë euro në Vërmicë

150 mijë euro të padeklaruara janë zbuluar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës gjatë kontrollit të një veture në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës.

Sponsor 3M Express

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00, në hyrje të Kosovës, kur zyrtarët e Sektorit të Antikontrabandës kanë ndaluar për kontroll një veturë.

Sipas njoftimit të Doganës, drejtuesi i veturës, pasi është pyetur nga zyrtarët nëse kishte diçka për të deklaruar, është përgjigjur se nuk kishte asgjë.

Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar, në veturë janë gjetur mjete monetare të padeklaruara. Fillimisht, shoferi ka deklaruar se bëhej fjalë për 120 mijë euro, por pas numërimit është konstatuar se shuma ishte 150 mijë euro, të gjitha në kartëmonedha prej 50 eurosh.

Si pasojë e mosdeklarimit, Dogana ka konfiskuar 37 mijë e 500 euro, që përbëjnë 25 për qind të shumës, ndërsa 112 mijë e 500 eurot e tjera janë mbajtur për deponim dhe ruajtje deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Për rastin është njoftuar edhe Sektori i Hetimeve i Doganës, zyrtarët e të cilit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë vepruar në koordinim me Prokurorinë kompetente në Prizren.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, drejtuesi i veturës dhe automjeti janë liruar, ndërsa personi është obliguar të paraqesë dokumentacion për të dëshmuar prejardhjen e 150 mijë eurove.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | Aktakuzë për vjedhjen milionëshe në “OXA GOLD” – Prokuroria thotë se me paratë e vjedhjes u ble banesë për 85 mijë euro

LEX | Aktakuzë për vjedhjen milionëshe në “OXA GOLD” – Prokuroria thotë se me paratë e vjedhjes u ble banesë për 85 mijë euro

Pa kuorum për votimin e rezolutës së PDK-së, Kuvendi shkon në pauzë deri në 16:30

Pa kuorum për votimin e rezolutës së PDK-së, Kuvendi shkon në pauzë deri në 16:30

Foda para ndeshjes me Izraelin: Jemi gati, mund të ketë edhe ndonjë befasi në skuadër

Foda para ndeshjes me Izraelin: Jemi gati, mund të ketë edhe ndonjë befasi në skuadër