Tërmet i fuqishëm në Kinë, 16 të vdekur dhe qindra shtëpi të rrënuara

Tërmet i fuqishëm në Kinë, 16 të vdekur dhe qindra shtëpi të rrënuara

Tërmet i fuqishëm në Kinë, 16 të vdekur dhe qindra shtëpi të rrënuara

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ka goditur rajonin Nagqu në Tibet, duke shkaktuar të paktën 16 viktima dhe duke plagosur dhjetëra persona, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Sipas zyrtarëve lokalë, nga lëkundjet e fuqishme janë shembur qindra shtëpi, ndërsa janë ndërprerë edhe lidhjet e transportit dhe furnizimi me energji elektrike.

Sponsor 3M Express

Rajoni i goditur ndodhet në verilindje të Lhasës, kryeqytetit të Tibetit, në një zonë malore me popullsi të rrallë. Fshatrat e prekura shtrihen në lartësi prej rreth 4.800 metrash mbi nivelin e detit, duke e vështirësuar qasjen dhe ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

Informacionet e para për pasojat e tërmetit janë raportuar kryesisht nga agjencia shtetërore kineze e lajmeve “Xinhua”, e cila u referohet zyrtarëve lokalë dhe shërbimeve të emergjencës.

Ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur rajonin që nga viti 2023, kur një tërmet me magnitudë 6.2 në provincën kineze të Gansu-së shkaktoi vdekjen e 120 personave.

Ndërkohë, informacionet për situatën në terren mbeten të kufizuara, pasi mediat shtetërore kineze janë ndër burimet kryesore të raportimit nga Tibeti, një territor që ndodhet nën kontrollin e Kinës që nga vitet 1950.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shiroka Pula merr pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez

Shiroka Pula merr pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez

Vrasje në tentativë në Deçan, tre persona tentuan ta ndalojnë një veturë dhe njëri prej tyre shtiu me armë në drejtim të shoferit

Vrasje në tentativë në Deçan, tre persona tentuan ta ndalojnë një veturë dhe njëri prej tyre shtiu me armë në drejtim të shoferit

Princi William bën histori duke u shfaqur në një emision televiziv britanik

Princi William bën histori duke u shfaqur në një emision televiziv britanik