Tërheqja e Sejdiut, Murati: Le të thotë Hamza PO, Kurti dhe Abdixhiku e bindin

Tërheqja e Sejdiut, Murati: Le të thotë Hamza PO, Kurti dhe Abdixhiku e bindin

Tërheqja e Sejdiut, Murati: Le të thotë Hamza PO, Kurti dhe Abdixhiku e bindin

Deputeti Hekuran Murati, i cili ka qenë krah shefit të partisë, Albin Kurtit, në takimet me partitë për presidentin, ka reaguar pasi ish-kandidati për këtë post, Bekim Sejdiu, e rikonfirmoi se është tërheqeur nga gara.

Sponsor 3M Express

Atij duket se i pengoi që mediat e kontaktuan Sejdiun, duke thënë se përgjigjen duhet ta kërkojnë nga kreu i PDK-së, Bedri Hamza.

“Disa medie u nxituan që ta rikonfirmojnë tërheqjen e Prof. Bekim Sejdiut për President të Republikës në vend se ta marrin përgjigjen nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, për ofertën e re të Kryeministrit Kurti:

edhe me vetëm gjysmën e grupit parlamentar të PDK-së që e votojnë qoftë edhe kundër Bekim Sejdiun për President, ne i japim votat tona për Projektligjin mbi Gjykatën Speciale në lexim të dytë!”

Bile, sipas tij, nëse Hamza thotë ‘PO’, atëherë Sejdiun mund ta bindin Kurti dhe lideri i LDK-së.

“Të dashur gazetarë, pyeteni së pari Hamzën. Le të thotë Bedri Hamza PO, dhe sigurisht që me Prof. Bekim Sejdiun mund të shkojnë e flasin Kurti e Abdixhiku për ta bindur që të mos shkojë vendi në zgjedhje të reja.”

Lexo edhe

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Tërheqja e Sejdiut, Murati: Le të thotë Hamza PO, Kurti dhe Abdixhiku e bindin | Momenti