Tenton ta vrasë duke e goditur me Mercedes GLE dhe duke e tërhequr zvarrë – 40-vjeçari rrihet nga disa persona në Prishtinë, Policia kërkon të dyshuarin

Tenton ta vrasë duke e goditur me Mercedes GLE dhe duke e tërhequr zvarrë – 40-vjeçari rrihet nga disa persona në Prishtinë, Policia kërkon të dyshuarin

Tenton ta vrasë duke e goditur me Mercedes GLE dhe duke e tërhequr zvarrë – 40-vjeçari rrihet nga disa persona në Prishtinë, Policia kërkon të dyshuarin

Një ngjarje e rëndë, që ka mundur të përfundojë me pasoja fatale, ka ndodhur të dielën në mesditë në rrugën “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se është goditur qëllimisht me automjet, është tërhequr zvarrë dhe më pas është sulmuar fizikisht nga disa persona të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është R. Aliu rreth 41 vjeçe, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngjarja është raportuar më 25 tetor 2026, rreth orës 12:50, kur Policia është njoftuar për një përleshje në këtë pjesë të kryeqytetit.

Njësitë e Stacionit Policor Jugu, hetuesit dhe krim-teknika kanë dalë në vendngjarje, ku kanë hasur katër persona që kanë deklaruar se ishin sulmuar nga një person që drejtonte një Mercedes GLE me ngjyrë të zezë.

Sipas deklarimeve fillestare, drejtuesi i automjetit kishte arritur ta godiste njërin nga personat dhe ta tërhiqte zvarrë deri në një lokacion tjetër, ku dyshohet se e prisnin familjarë të tij, të cilët më pas e kishin rrahur.

Pas sulmit, personat e dyshuar janë larguar me të njëjtin automjet në drejtim të panjohur.

Viktima është transportuar për trajtim në emergjencën e QKUK-së. Mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda, por sipas informacioneve fillestare, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali mëson emrin e njërit prej të dyshuarve

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se njëri nga personat që po kërkohet në kuadër të hetimeve është A.T (1998).

Hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, me asistimin e zyrtarëve të Stacionit Policor Jugu, kanë shkuar në adresën e banimit të tij, por nuk e kanë gjetur aty.

Atij i është lënë ftesë për t’u paraqitur në Polici lidhur me rastin.

Ndërkohë, në hetime figurojnë edhe Ekrem Aliu rreth 36 vjeç, Fitim Aliu rreth 44 vjeç dhe Naser Mavrqi rreth 31 vjeç, të cilët janë përfshirë në procedurat e intervistimit për sqarimin e përleshjes dhe veprës së dyshuar “Pjesëmarrja në rrahje”.

Sipas raportit policor, personat e hasur në vendngjarje fillimisht janë intervistuar si dëshmitarë për veprën “Vrasja në tentativë”, ndërsa pas sigurimit të pamjeve të kamerave të sigurisë janë intervistuar edhe në cilësinë e të dyshuarve për pjesëmarrje në rrahje.

Në kuadër të hetimeve është dëgjuar edhe një fëmijë 12-vjeçar, pasi ishte raportuar se edhe ai ishte sulmuar nga personi që ishte larguar nga vendngjarja.

Për ngjarjen është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e rastit për dy vepra penale, “Vrasja në tentativë” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

Personat e intervistuar për pjesëmarrje në rrahje janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për identifikimin dhe gjetjen e personave përgjegjës për sulmin po vazhdojnë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Holland Taylor zbulon pse u largua nga seriali “Two and a Half Men”: Nuk më paguanin mirë

Holland Taylor zbulon pse u largua nga seriali “Two and a Half Men”: Nuk më paguanin mirë

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë