Tentoi ta godasë policin me veturë dhe sulmoi një tjetër, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Tentoi ta godasë policin me veturë dhe sulmoi një tjetër, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Tentoi ta godasë policin me veturë dhe sulmoi një tjetër, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se tentoi ta godasë me veturë një zyrtar policor, ndërsa më pas sulmoi fizikisht një polic tjetër.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 10:15, në rrugën “Wesley Clark”.

Ngjarja ka ndodhur derisa zyrtarët policorë po merreshin me rregullimin e trafikut. I dyshuari, i cili nuk iu bind urdhrave të policisë, dyshohet se bëri vozitje të rrezikshme dhe tentoi ta godasë njërin nga zyrtarët me veturë, transmeton Klankosova.tv

Pas ndalimit nga njësia policore, ai dyshohet se nuk i përfilli sërish urdhrat dhe sulmoi fizikisht një polic tjetër.

Zyrtari i sulmuar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe

Skandal i rëndë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës: Lopa hyn me kullot në oborrin e Gjykatës, prokurori çon pronarin në ndalim për 48 orë – kaq pak vlen liria e njeriut?!

Skandal i rëndë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës: Lopa hyn me kullot në oborrin e Gjykatës, prokurori çon pronarin në ndalim për 48 orë – kaq pak vlen liria e njeriut?!

71 aksidente trafiku, 26 persona të lënduar brenda 24 orëve

71 aksidente trafiku, 26 persona të lënduar brenda 24 orëve

Kryqi zviceran do të përdoret vetëm në produktet e prodhuara në vend

Kryqi zviceran do të përdoret vetëm në produktet e prodhuara në vend