Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 12:45.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin se ishin përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa tre të arrestuarit, të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, janë liruar pas intervistimit, me vendim të prokurorit, në procedurë të rregullt.
“Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit e arrestuar lidhur me rastin pjesëmarrje në rrahje pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit e tjerë ndaj të cilëve është iniciuar rast për vrasje në tentativë ndodhen në kërkim policor”, thuhet në raport./Klankosova.tv




