Protesta në Pejë, ku familjarë, të afërm dhe qytetarë janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra nga kunati i saj, është tensionuar për pak minuta.

Qytetarët janë përplasur me zyrtarët policorë, teksa protestonin para komunës.
Marshimi i tyre në rrugët e qytetit po vazhdon, me kërkesat për shkarkime të personave përgjegjës. /Klankosova.tv




