“Temu” pranon të ndryshojë praktikat e saj tregtare në BE

“Temu” pranon të ndryshojë praktikat e saj tregtare në BE

“Temu” pranon të ndryshojë praktikat e saj tregtare në BE

Platforma e njohur e tregtisë online “Temu”, me bazë në Kinë, ka pranuar të ndryshojë disa nga praktikat e saj tregtare në Bashkimin Evropian.

Sponsor 3M Express

Në të njëjtën kohë, kompania do të ndërmarrë masa më të rrepta për të parandaluar shitjen e produkteve ilegale.

Kjo do të thotë se Temu do t’i përshtatë praktikat e saj me rregullat e BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve, ka bërë të ditur Komisioni Evropian, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Angazhimet e Temu-t janë një hap i rëndësishëm drejt garantimit që konsumatorët të mund të bëjnë blerje online me besim, duke e ditur se çmimet janë transparente, vlerësimet janë të besueshme dhe të drejtat e tyre për kthimin e produkteve dhe rimbursimin e parave respektohen”, deklaroi Michael McGrath, komisioneri i BE-së për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Ai shtoi se Komisioni Evropian do ta monitorojë vazhdimisht kompaninë. Ndërkaq, Temu është zotuar të përmirësojë qasjen e konsumatorëve në informacion, të rrisë transparencën e çmimeve dhe të lehtësojë proceset e kthimit të produkteve dhe rimbursimit të parave.

“Jemi të kënaqur që kemi arritur një marrëveshje me Komisionin Evropian dhe autoritetet kombëtare për mbrojtjen e konsumatorëve”, është shprehur një zëdhënës i kompanisë Temu. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Përplasje në BE për buxhetin dhe ndihmën për Ukrainën, liderët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët

Përplasje në BE për buxhetin dhe ndihmën për Ukrainën, liderët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët

Takimi i parë i “Karinës” me të “dashurin” e saj (VIDEO)

Takimi i parë i “Karinës” me të “dashurin” e saj (VIDEO)

Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë

Trump: Dua të shoh Putinin duke i dhënë fund të gjithë agresionit në Evropë