Temu detyrohet të ndryshojë praktikat e shitjes në Europë pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian

Temu detyrohet të ndryshojë praktikat e shitjes në Europë pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian

Temu detyrohet të ndryshojë praktikat e shitjes në Europë pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian

Platforma e njohur e blerjeve online Temu është zotuar të ndryshojë një sërë praktikash tregtare, në mënyrë që ato të jenë në përputhje me legjislacionin europian për mbrojtjen e konsumatorëve.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Evropian, pas shqyrtimit të mënyrës se si platforma ndërvepron me klientët, raporton Reuters.

Sipas Komisionit, angazhimet e kompanisë përfshijnë ndryshimin e disa praktikave që mund të mashtrojnë konsumatorët ose të ndikojnë padrejtësisht në vendimet e tyre për blerje. Në mesin e tyre janë zbritjet e rreme, komentet e manipuluara, mesazhet që krijojnë ndjenjën e urgjencës për të blerë, si dhe mungesa e informacionit të qartë.

Ndryshimet e paralajmëruara përfshijnë edhe lojërat promocionale, si rrotullimi i rrotës për të fituar oferta apo për të hyrë në platformë. Temu është zotuar t’u japë fund mekanizmave të detyruar të këtij lloji, si dhe mesazheve që ushtrojnë presion te përdoruesit për të përfunduar blerjet.

Kompania ka premtuar gjithashtu se do të ofrojë informacione më të qarta dhe më të qasshme për shërbimin ndaj klientit, çmimet, pretendimet mjedisore dhe procesin e pagesës. Po ashtu, është zotuar që ta lehtësojë procedurën e rimbursimit të parave për konsumatorët.

Një zëdhënës i Temu-t ka deklaruar se kompania është e kënaqur me arritjen e marrëveshjes dhe se do të vazhdojë angazhimin për rritjen e transparencës dhe përmirësimin e përvojës së blerjeve për konsumatorët në Evropë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, iu gjenden dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi

Arrestohet 25-vjeçari në Shkodër, iu gjenden dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi

Haxhiu për rrezikun e humbjes së fondeve nga Plani i Rritjes: Po bëjmë përpjekje maksimale që kjo të mos ndodhë

Haxhiu për rrezikun e humbjes së fondeve nga Plani i Rritjes: Po bëjmë përpjekje maksimale që kjo të mos ndodhë

Rusia godet Kievin me raketa balistike, shtatë persona të plagosur

Rusia godet Kievin me raketa balistike, shtatë persona të plagosur