Drenusha Latifi është kthyer në Kosovë për t’iu bashkuar marshit të sotëm për rastin e Arlinda Zekajt, vdekja e secilës ka tronditur vendin pasi dyshohet të jetë vrarë me mjet të mprehtë nga ish-kunati i saj.

Në një prononcim për media, në një video të publikuar nga Prive by Liberta Spahiu, ish-missi dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka kërkuar veprime konkrete dhe të prera, duke theksuar se suspendimi i 11 zyrtarëve nuk është i mjaftueshëm.
Latifi ka kritikuar gjithashtu qeverinë aktuale të udhëhequr nga Albin Kurti, duke e cilësuar atë si “qeveri të 100 eurove”.
“Ata munden me u kthy, përderisa munden me u kthy nuk mundem me dhënë asnjë prononcim, aty të bënë me kuptu që jemi të sunduar prej një qeverie të 100 eurove, kështu që më vjen shumë keq. Përderisa nuk largohen zyrtarët, të cilët është dashtë me u largu veç më tash, nuk kam çka me jap prononcim”.
Duke folur për suspendimin e 11 zyrtarëve, Drenusha ka theksuar se pret masa konkrete dhe vendime përfundimtare, duke shprehur pakënaqësinë e saj me mënyrën se si po trajtohet rasti.
“Nuk më intereson, duhet me qenë të formës së prerë. Asnjë nuk e kam pa deri më tash me informata të sakta”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, Latifi ka folur edhe për reagimin e saj të mëhershëm lidhur me deputeten Edona Llalloshi. Pa e përmendur drejtpërdrejt emrin e saj, ajo ka deklaruar se “nuk ka nevojë për performanca”. /Telegrafi/




