Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 18:00 në rrugën “Bujar Syla” në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur për Sinjalin se i dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për mbajtje të paautorizuar të armëve dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Me udhëzim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




