“Të paktën tre viktima të të shtënave pësuan lëndime të rënda, ndërsa nëntë persona janë në gjendje të qëndrueshme”, tha Departamenti i Policisë së Tallahassee.
Të shtënat ndodhën pranë stadiumit të Universitetit Florida A & M , pas një ndeshjeje futbolli të luajtur në fushën e universitetit .

Pas të shtënave, administrata e universitetit i bëri thirrje kujtdo që ndodhej aty pranë të kërkonte siguri ose të largohej nga zona .
Policia po vazhdon hetimet dhe deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar .
Burimi: RTKLive




