Të shtëna me armë ndaj katër personave në Deçan, arrestohen tre të dyshuar

Të shtëna me armë ndaj katër personave në Deçan, arrestohen tre të dyshuar

Të shtëna me armë ndaj katër personave në Deçan, arrestohen tre të dyshuar

Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në të shtëna me armë zjarri në drejtim të katër personave në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 05:00, ndërsa Policia ka sekuestruar një pistoletë që dyshohet se është përdorur në rast.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, togeri Sheremet Elezaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Sipas Policisë, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit dhe gjatë ekzaminimit kanë gjetur dy predha.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk është raportuar për persona të lënduar.

Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ymeri e ashpër ndaj Vitisë: S’e di si fle, kur dikush e ka kancerin në gjoks e ti e rregullon mindilin

Ymeri e ashpër ndaj Vitisë: S’e di si fle, kur dikush e ka kancerin në gjoks e ti e rregullon mindilin

Përplasje në Kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Përplasje në Kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

KGJK merr vendime për gjashtë gjykata – këta janë gjyqtarët mbikëqyrës që u emëruan sot

KGJK merr vendime për gjashtë gjykata – këta janë gjyqtarët mbikëqyrës që u emëruan sot