Të paktën 46 të vdekur nga përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë

Të paktën 46 të vdekur nga përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë

Të paktën 46 të vdekur nga përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë

Aksidenti i rëndë hekurudhor ndodhi pranë Urda-s, në provincën e Toledos. Dy vagonë dolën nga shinat, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë operacionet e shpëtimit.

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë, në afërsi të Urda-s, në provincën e Toledos.

Sponsor 3M Express

Aksidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes, në linjën hekurudhore që lidh Madridin me Andaluzinë, ku u përfshinë një tren AVE i kompanisë Renfe dhe një tren i kompanisë Iryo.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, shenjat e para tregojnë se treni AVE e ka goditur nga prapa trenin Iryo, duke shkaktuar daljen nga shinat të dy vagonëve të këtij të fundit.

Në të dy trenat udhëtonin gjithsej 544 persona. Numri i të lënduarve ende nuk është përcaktuar përfundimisht, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të ndryshojë.

Pas aksidentit, autoritetet e rajonit të Kastiljes-La Mançës aktivizuan planin e emergjencës, ndërsa në vendngjarje u dërguan zjarrfikës, pjesëtarë të Gardës Civile, ekipe të Mbrojtjes Civile dhe personel mjekësor.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi i trenave të shpejtësisë së lartë ndërmjet Madridit dhe Andaluzisë është ndërprerë. Kompania Renfe ka njoftuar gjithashtu masa për ndryshimin dhe anulimin e biletave për udhëtarët e prekur.

Shkaqet e sakta të përplasjes mbeten ende të paqarta. Hetuesit pritet të analizojnë rrethanat e aksidentit, përfshirë sinjalizimin hekurudhor dhe lëvizjen e trenave para përplasjes.

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë punën për identifikimin e viktimave dhe përcaktimin e plotë të pasojave të kësaj tragjedie.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Real Madridi dhe PSG synojnë yllin e Manchester Cityt

Real Madridi dhe PSG synojnë yllin e Manchester Cityt

Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin

Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin

Real Madridi i bën gati 150 milionë euro për yllin e Arsenalit!

Real Madridi i bën gati 150 milionë euro për yllin e Arsenalit!