Të paktën 11 persona plagosen nga të shtënat pranë stadiumit të një universiteti në Florida

Të paktën 11 persona plagosen nga të shtënat pranë stadiumit të një universiteti në Florida

Të paktën 11 persona plagosen nga të shtënat pranë stadiumit të një universiteti në Florida

Të paktën 11 persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë stadiumit të Universitetit Florida A&M, në Tallahassee të Floridës, të shtunën mbrëma, njoftuan autoritetet amerikane.

Sponsor 3M Express

Mes të plagosurve janë edhe gjashtë të mitur, përfshirë një 11-vjeçar, bëri të ditur shefi i policisë së Tallahassee-t, Lawrence Revell, gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ndodhi vetëm disa orë pas një ndeshjeje futbolli amerikan në stadium, ku Arkansas–Pine Bluff Golden Lions mundi Florida A&M Rattlers me rezultatin 31-28. Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar nëse të shtënat kanë lidhje me ndeshjen.

Përveç personave të qëlluar, një gjyshe e njërit prej viktimave u plagos teksa po largohej nga vendi i ngjarjes, pranë stadiumit Bragg Memorial të Universitetit Florida A&M.

Sipas policisë, një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike, tre kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa tetë të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme. Njëri prej tyre është student i këtij universiteti.

Shefi i policisë tha se të shtënat dyshohet se kanë nisur pas një konflikti mes dy ose tre personave. Hetimet po udhëhiqen nga Njësia për Krime të Dhunshme, ndërsa policët, hetuesit dhe ekspertët mjekoligjorë po mbledhin prova në vendngjarje.

“Ne ende po punojmë në vendin e ngjarjes. Hetuesit, rreshterët dhe personeli ynë mjekoligjor janë aty dhe po e përpunojnë skenën, duke mbledhur sa më shumë informacion të jetë e mundur”, deklaroi Revell.

Ai shtoi se policia është e përkushtuar të zbardhë rrethanat e ngjarjes dhe të identifikojë përgjegjësit.

Kryetari i bashkisë së Tallahassee-t, John Dailey, e cilësoi incidentin si një tragjedi “vërtet të tmerrshme dhe zemërthyese”. Në një reagim në rrjetin social X, ai tha se komuniteti i universitetit Florida A&M nuk do të jetë i vetëm dhe se e gjithë zona qëndron pranë tij.

Universiteti Florida A&M konfirmoi se ishte në dijeni të një incidenti të ndodhur pranë kampusit, në rrugën Perry Street, mbrëmjen e 24 tetorit. Institucioni shprehu mbështetjen për viktimat dhe familjet e tyre, duke theksuar se kampusi mbetet i sigurt, por u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën për t’i lejuar policisë të zhvillojë hetimet.

Ndërkohë, CNN bëri të ditur se ka kërkuar informacione shtesë nga Departamenti i Zjarrfikësve të Tallahassee-t dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Leon. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës

Të paktën 11 persona plagosen nga të shtënat pranë stadiumit të një universiteti në Florida | Momenti