Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka bërë thirrje që debati për këtë tragjedi të mos mbetet vetëm në diskutime.

Ajo ka theksuar rëndësinë që diskutimi për këtë rast të mos kufizohet vetëm në një debat të momentit, por të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi.
“Uroj që ky debat i filluar sot, të mos përfundojë sot ose nesër me varrimin e të ndjerës që ka pësuar në këtë tragjedi. Ky debat nuk guxon me u shëndrru në debat politik”, u shpreh ajo./Klankosova.tv




