Të dhëna alarmuese: Rreth 10 milionë fëmijë në botë përdorin doping

Të dhëna alarmuese: Rreth 10 milionë fëmijë në botë përdorin doping

Të dhëna alarmuese: Rreth 10 milionë fëmijë në botë përdorin doping

Një hulumtim i realizuar nga redaksia e transmetuesit publik gjerman ARD ka zbuluar përmasat alarmante të përdorimit të dopingut te fëmijët në mbarë botën. Sipas të dhënave të publikuara, rreth 10 milionë të mitur mund të jenë të përfshirë në përdorimin e substancave për përmirësimin e performancës sportive.

Sponsor 3M Express

Autorët e hulumtimit e kanë cilësuar këtë fenomen si “ana më e errët e sportit botëror”, duke ngritur shqetësime për mungesën e masave konkrete nga institucionet dhe organet sportive për ta luftuar atë.

Hulumtimi është pjesë e një serie dokumentare, publikimi i së cilës nis më 13 nëntor. Për të arritur te kjo shifër, ARD-ja dhe ekspertë të tjerë kanë analizuar rezultatet e 44 studimeve, të realizuara në 15 shtete të ndryshme dhe të bazuara në anketime konfidenciale me të rinj.

Sipas Kombeve të Bashkuara, nga 195 deri në 260 milionë fëmijë të moshës 8 deri në 17 vjeç marrin pjesë në sportet garuese. Përllogaritja e ARD-së është mbështetur në shifrën minimale prej rreth 200 milionë fëmijësh, e cila është krahasuar me rezultatet e studimeve për përdorimin e substancave dopingu.

Të rinjtë janë pyetur në mënyrë anonime nëse kanë përdorur substanca për të përmirësuar performancën e tyre sportive. Sipas mediumeve gjermane, deri më tani nuk ka pasur një studim që e ka trajtuar këtë fenomen në shkallë globale.

“Në mbarë botën rreth 200 milionë fëmijë marrin pjesë në sportet garuese. Dhe, sipas studimeve, mesatarisht 5 deri në 6 për qind e fëmijëve përdorin substanca dopingu”, ka thënë për ARD-në Paulo David, ish-sekretar i Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.

“Nëse e llogarisim këtë, i bie që rreth 10 milionë fëmijë në mbarë botën janë të përfshirë në përdorimin e dopingut”.

Kryesisht bëhet fjalë për steroidet anabolike dhe hormonin e rritjes. David, autor i librit “Të Drejtat e Njeriut në Sportin e të Rinjve”, ka paralajmëruar se bëhet fjalë për një problem serioz, për të cilin, sipas tij, nuk po ndërmerren veprime të mjaftueshme.

Ai ka theksuar se dopingu te fëmijët nuk kufizohet vetëm në sportin elitar dhe se sigurimi i substancave të palejuara është i lehtë.

Hulumtimi ka zbuluar gjithashtu se ka raste kur fëmijët përdorin substanca dopingu pa e ditur këtë, pasi u prezantohen si produkte të padëmshme dhe të lejuara. Sipas Davidit, atyre u jepen pilula që paraqiten si vitamina, por që në të vërtetë përmbajnë substanca dopingu, përfshirë steroidet anabolike.

Ndërkohë, pavarësisht përmasave që sugjerojnë studimet, vetëm rreth 100 fëmijë në vit rezultojnë pozitivë në testimet për doping. Sipas autorëve të hulumtimit, kjo mospërputhje ngre shqetësime për shkallën e zbulimit të rasteve.

Seria dokumentare e ARD-së është rezultat i gjashtë vjetëve kërkime në më shumë se 50 shtete dhe në 25 sporte të ndryshme. Ajo paraqet prova se të miturit shtyhen drejt përdorimit të dopingut nga trajnerë, zyrtarë, prindër dhe mjekë, në garën për medalje dhe përfitime financiare.

Në vendet ku problemi dyshohet se mund të jetë edhe më i përhapur, si Rusia, India dhe Kina, mungojnë studimet e pavarura. Ndërkohë, presioni i vazhdueshëm për rezultate dhe suksese sportive po i shtyn disa fëmijë drejt përdorimit të substancave të dopingut, të cilat mund të shkaktojnë efekte anësore dhe pasoja afatgjata për shëndetin e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga

Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat për uljen e pabarazisë në paga

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë

Kosova U17 dhe U19 përballen sot me Belgjikën në kualifikimet për Evropian

Kosova U17 dhe U19 përballen sot me Belgjikën në kualifikimet për Evropian