Real Madridi ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me mesfushorin francez, Aurélien Tchouaméni, i cili do të jetë pjesë e klubit madrilen deri më 30 qershor të vitit 2032.

26-vjeçari iu bashkua Real Madridit në vitin 2022, duke ardhur nga Monaco.
Që nga atëherë, ai ka zhvilluar 205 ndeshje zyrtare dhe ka fituar tetë trofe me fanellën e bardhë.
Gjithashtu, Tchouaméni është pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së Francës, me të cilën ka regjistruar 50 paraqitje.
Me këtë marrëveshje, Reali siguron vazhdimësinë e një tjetër lojtari të rëndësishëm për projektin e tij afatgjatë, një ditë pas rinovimit të kontratës edhe me Arda Güler.





