Tarifat e Trump mund ta mbyllin këtë qytet kanadez – banorët e tij po luftojnë për ta shpëtuar atë

Tarifat e Trump mund ta mbyllin këtë qytet kanadez – banorët e tij po luftojnë për ta shpëtuar atë

Tarifat e Trump mund ta mbyllin këtë qytet kanadez – banorët e tij po luftojnë për ta shpëtuar atë

Qyteti Témiscaming në provincën e Kebekut të Kanadasë po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, pasi fabrika e letrës, punëdhënësi kryesor dhe shtylla e ekonomisë lokale për më shumë se një shekull, ka ndërprerë aktivitetin për një periudhë të pacaktuar.

Sponsor 3M Express

Vendimi i kompanisë amerikane RYAM, pronare e fabrikës, erdhi pas përshkallëzimit të luftës tregtare mes Kanadasë dhe SHBA-së, si dhe vendosjes së tarifave amerikane ndaj produkteve kanadeze.

Si pasojë, shumica e 360 punëtorëve kanë mbetur pa punë, ndërsa për momentin po mbijetojnë falë kompensimit të pjesshëm nga programet qeveritare.

Për banorët, mbyllja e fabrikës nuk nënkupton vetëm humbjen e vendeve të punës, por edhe rrezikimin e së ardhmes së gjithë qytetit.

“Nuk është vetëm një vend pune. Është shtëpia jonë”, thotë Nadine Suley, njëra nga banoret, duke shtuar se tarifat amerikane ndaj qytetit të saj i ndien si “një sulm personal”.

Frika është se largimi i punëtorëve do të shkaktojë edhe ikjen e banorëve të tjerë, përfshirë punonjësit e dyqaneve dhe mjekët e spitalit lokal.

“Nëse fabrika mbyllet përgjithmonë, ky vend do të shndërrohet në një qytet fantazmë”, thotë Ronnie Raymond, pjesëtar i një familjeje me traditë të gjatë të punës në fabrikë.

“Nuk do të mbetet asgjë, absolutisht asgjë. Në të vërtetë, nuk ka punë për askënd. Është e frikshme.”

Fabrika prodhon karton për paketimin e ushqimeve të ngrira dhe biletat gërvishtëse të lotarisë, ndërsa rreth 75 për qind e prodhimit eksportohet në SHBA. Ndikimi i mbylljes mund të përhapet edhe te sharrat e drurit dhe kompanitë e transportit në rajon.

Banorët tashmë kanë nisur një përpjekje për ta blerë fabrikën nga kompania RYAM dhe për ta rikthyer atë në pronësi lokale, ashtu siç kishin bërë punëtorët në vitin 1973, kur ndërmarrja ishte përballur me një kërcënim të ngjashëm. Atëherë, ata arritën ta shndërronin në kompaninë Tembec, e cila u zgjerua në tregjet ndërkombëtare.

“Shpresojmë që rrufeja të godasë dy herë në të njëjtin vend”, thotë Stéphane Lefebvre, punonjës i fabrikës dhe përfaqësues sindikal.

Megjithatë, ai thekson se për realizimin e kësaj nisme nevojitet mbështetja financiare e qeverisë federale dhe asaj të Kebekut.

Ndërkohë, kryetari i komunës, Alain Gauthier, i ka cilësuar tarifat amerikane si “një bombë për ta shkatërruar prodhimin në Kanada”, duke kërkuar kundërmasa nga qeveria kanadeze.

Qeveria e kryeministrit Mark Carney ka bërë të ditur se ka ndarë 400 milionë dollarë për mbështetjen e sektorit pyjor në zonat rurale dhe të largëta, si dhe ka lansuar programe për bizneset e prekura nga tarifat.

Sipas raportimit të BBC-së, në gusht SHBA-ja vendosi tarifa prej 50 për qind për produkte kanadeze me vlerë rreth 28 miliardë dollarë kanadezë, përfshirë drurin dhe produktet e letrës. Kanadaja u kundërpërgjigj me tarifa reciproke.

Punëtorët shpresojnë që një marrëveshje të gjendet para dimrit, pasi temperaturat nën zero mund të shkaktojnë dëme në pajisjet e fabrikës dhe ta vështirësojnë edhe më shumë rihapjen e saj.

“Jemi në ndeshjen e shtatë tani. Do të luajmë deri në vërshëllimën e fundit”, thotë Lefebvre, duke shprehur vendosmërinë për ta shpëtuar fabrikën dhe të ardhmen e qytetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Tarifat e Trump mund ta mbyllin këtë qytet kanadez – banorët e tij po luftojnë për ta shpëtuar atë | Momenti