Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Taravari në takim theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
“Sot zhvillova një takim shumë të frytshëm dhe produktiv me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, z. Michalis Rokas.
Diskutuam për zhvillimet aktuale politike, perspektivën evropiane të vendit dhe nevojën për përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.Maqedonia e Veriut ndodhet përpara një momenti të rëndësishëm. Vizita e fundit e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka krijuar një momentum të ri, të cilin duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht.
Besoj se është koha për hapa konkretë, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe për avancimin e reformave që do ta çojnë vendin përpara në rrugën drejt BE-së.
Integrimi evropian mbetet prioriteti ynë dhe rruga drejt një të ardhmeje me më shumë zhvillim, stabilitet dhe prosperitet”, shkruan Taravari në rrjetet sociale./Telegrafi/




