Futbollisti i Kombëtares U19 të Kosovës, Edon Krasniqi, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratë me ekipin e parë të skuadrës gjermane TSV 1860 München.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të Farku Ajetit, të cilin e ka shpërndarë edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani në profilin e saj zyrtar në Facebook, shkruan Telegrafi.
Krasniqi iu bashkua akademisë së të rinjve të klubit bavarez në vitin 2016, kur u transferua nga TuS Bad Aibling.
Që nga atëherë, mbrojtësi i djathtë është zhvilluar vazhdimisht në radhët e klubit gjerman, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç në pozitën e tij.
Nënshkrimi me ekipin e parë shënon një moment të rëndësishëm për karrierën e talentit kosovar, i cili tashmë synon të vazhdojë rrugëtimin e tij në një nivel më të lartë të futbollit gjerman.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për Krasniqin, i cili është pjesë e Kombëtares U19 të Kosovës.
TSV 1860 München është një klub me histori të pasur në futbollin gjerman, ndërsa për Edonin kjo kontratë paraqet një mundësi të re për të dëshmuar vlerat e tij në ekipin e parë./Telegrafi/




