Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e përbetuar, Real Madridin.

Në një intervistë të shkurtër, ku iu kërkua të tregonte se për cilin klub nuk do të luante kurrë gjatë karrierës së tij, mbrojtësi i ri katalunas dha një përgjigje të prerë.
“Unë nuk do të luaj kurrë për Real Madridin”, deklaroi Espart.
I rritur në akademinë e famshme të Barcelonës, La Masia, 21-vjeçari ka dëshmuar përkushtimin e tij ndaj klubit katalunas, duke mos lënë hapësirë për dyshime rreth besnikërisë së tij.
Espart së fundmi ka rinovuar kontratën me Barcelonën, duke u lidhur me klubin deri në vitin 2030.
Deklarata e tij pritet të jetë pritur mirë nga tifozët e Barcelonës, duke pasqyruar edhe një herë rivalitetin e madh mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll.
Xavi Espart ndërkohë është bërë i rëndësishëm në skuadrën e Hansi Flick, ku po zhvillon minuta të mjaftueshëm si dhe po bind të gjithë me paraqitjet e fundit./Telegrafi/





