Takime me ambasadorët e BE-së dhe Belgjikës, komisionet parlamentare shqyrtojnë tri projektligje të hënën

Takime me ambasadorët e BE-së dhe Belgjikës, komisionet parlamentare shqyrtojnë tri projektligje të hënën

Takime me ambasadorët e BE-së dhe Belgjikës, komisionet parlamentare shqyrtojnë tri projektligje të hënën

Kuvendi i Kosovës do të ketë një të hënë me aktivitete të shumta parlamentare, ku në fokus do të jenë takimet me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve evropiane, çështjet që lidhen me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës dhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

Sponsor 3M Express

Sipas agjendës së publikuar nga Kuvendi, aktivitetet e para do të nisin në orën 09:45, kur Komisioni për Integrim Evropian do të takohet me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel. Takimi është paraparë të mbahet në sallën N-204.

Një tjetër çështje me rëndësi do të trajtohet në orën 10:30, kur Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur do të zhvillojë takim me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës.

Në këtë takim do të diskutohen vështirësitë dhe çështjet që lidhen me njohjen e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ndërkohë, në orën 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku do të shqyrtohet procesverbali i mbledhjes së kaluar dhe propozimi për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare.

Në mesin e çështjeve të propozuara për seancën plenare është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor, i cili po trajton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Aktivitetet parlamentare do të vazhdojnë edhe në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i cili në orën 11:00 do të presë në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.

Pas këtij takimi, në orën 12:00, komisioni do të shqyrtojë tri projektligje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale.

Ato përfshijnë ratifikimin e Konventës së Lubjanës-Hagës për bashkëpunimin në hetimin dhe ndjekjen e krimeve ndërkombëtare, marrëveshjen për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale mes dy shteteve.

Të gjitha këto aktivitete janë pjesë e agjendës parlamentare për të hënën, më 23 nëntor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sot shënohet Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

Sot shënohet Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

Mjekët dhe profesionistët e rinj shëndetësorë protestojnë sërish sot në Prishtinë

Mjekët dhe profesionistët e rinj shëndetësorë protestojnë sërish sot në Prishtinë

Alternativa elegante ndaj xhinseve të kaltra, trendi që po sjell një pamje më të sofistikuar

Alternativa elegante ndaj xhinseve të kaltra, trendi që po sjell një pamje më të sofistikuar