Tahiri alarmon: Kurti po përgatitet për seancën për president, ndoshta kanë plan të na largojnë me gaz

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një lidhje direkte për Klan Kosova ka ngritur dyshime se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, mund të jetë duke u përgatitur për zhvillimin e seancës për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, kjo mund të bëhet vetëm për ‘show e teatër’.

 “Me gjasë Kryeministri Kurti mund të jetë duke i bërë përgatitjet që të fillojë seancën për zgjedhjen e Presidentit, të fillojë show-n e tij, teatrin e tij”, deklaroi Tahiri.

Ai shprehu shqetësimin se mund të përdoret sërish gaz lotsjellës për t’i larguar protestuesit nga sheshi.

“Dhe siç duket i pengon prezenca e qytetarëve rreth Kuvendit dhe ndoshta e kanë edhe një plan që të na largojnë përmes gazit lotsjellës, në mënyrë që kur ta zhvillojnë seancën të mos ketë qytetarë, të mos ketë protesta dhe të mos ketë përplasje”, tha Tahiri.

Lexo edhe

Inspektorati i Punës nis inspektimin në Klan Kosova pas ankesave të shtatë ish-punonjësve

Inspektorati i Punës nis inspektimin në Klan Kosova pas ankesave të shtatë ish-punonjësve

“Do të ishte njohje formale e pavarësisë” – Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit

“Do të ishte njohje formale e pavarësisë” – Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit

Khamenei paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Irani do të vendosë kur dhe si përfundon lufta

Khamenei paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Irani do të vendosë kur dhe si përfundon lufta

Tahiri alarmon: Kurti po përgatitet për seancën për president, ndoshta kanë plan të na largojnë me gaz | Momenti