Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it

Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it

Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar me drejtorin e Europol-it, Jürgen Ebner, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në luftimin e grupeve kriminale ndërkombëtare.

Sveçla ka theksuar se Kosova mbetet partner serioz i Europol-it, me rezultate të vazhdueshme në kuadër të bashkëpunimit të mbështetur në marrëveshjet e nënshkruara deri më tani.

Sponsor 3M Express

“Me z. Jürgen Ebner, Drejtor i Europol-it, rikonfirmuam sukseset e operacioneve tona të përbashkëta në luftimin e grupeve kriminale ndërkombëtare, që cenojnë sigurinë jo vetëm të vendit tonë, por edhe të rajonit e më gjerë”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka përmendur edhe operacionin e fundit “Trado 3”, të realizuar më 3 nëntor, të udhëhequr nga Europol-i në koordinim me shtatë shtete evropiane, përfshirë Kosovën.

“Operacioni i fundit i realizuar më 3 nëntor të këtij viti, i njohur si ‘Trado 3’, i udhëhequr nga Europol-i në koordinim me shtatë shtete evropiane, ndër të cilat edhe Kosova, dëshmon përkushtimin dhe seriozitetin e Kosovës në goditjen e çdo aktiviteti kriminal”, ka theksuar ai.

Sveçla ka bërë të ditur se bashkëpunimi me Europol-in do të vazhdojë të thellohet, me synimin për rezultate të reja të përbashkëta në luftimin e krimit të organizuar ndërkombëtar dhe forcimin e sigurisë. 

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

Nëna e Astrit Deharit: Çdo përvjetor po bëhet më i rëndë, 10 vjet janë shumë

Komuna angazhon “Pastrimin” dhe Ndërmarrjen Banesore për mirëmbajtjen e shkollave

Komuna angazhon “Pastrimin” dhe Ndërmarrjen Banesore për mirëmbajtjen e shkollave

Tetë të vrarë në një seri të shtënash në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Tetë të vrarë në një seri të shtënash në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje