Superspektakli BBVK 5: Sonte del një banor, por a ka hyrje të re? (VIDEO)

Superspektakli BBVK 5: Sonte del një banor, por a ka hyrje të re? (VIDEO)

Superspektakli BBVK 5: Sonte del një banor, por a ka hyrje të re? (VIDEO)

Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj, në një lidhje direkte para fillimit të Prime të radhës të “Big Brother VIP Kosova 5”, ka zbuluar disa nga zhvillimet që pritet ta karakterizojnë spektaklin e sontëm.

Sponsor 3M Express

Ajo ka bërë të ditur se pas tri javësh që nga nisja e këtij edicioni, gara mes banorëve është bërë gjithnjë e më e ashpër, ndërsa sonte njëri nga gjashtë banorët e nominuar do të largohet përfundimisht nga shtëpia, si rezultat i televotimit të hapur në Prime-in e së hënës.

Përveç eliminimit, spektakli do të sjellë edhe rrëfime personale nga banorët. Sipas Nitajt, njëri prej tyre do të ndajë me publikun sfidat me të cilat është përballur gjatë jetës, ndërsa “Vëllai i Madh” ka përgatitur edhe një surprizë të veçantë për të.

Në fokus të Prime do të jetë edhe debati i ashpër mes Fuegos, Nichit dhe Arlindës. Kjo e fundit e ka akuzuar Nichin për pasinqeritet, ndërsa përplasja mes tyre është shoqëruar edhe me diskutime të forta lidhur me përdorimin e tualetit.

Një hapësirë e veçantë gjatë spektaklit do t’u kushtohet edhe kartave, për të cilat pritet të zbulohen më shumë detaje.

Nitaj ka paralajmëruar gjithashtu surpriza dhe drama të tjera që do ta shoqërojnë mbrëmjen.

Prime-i “Big Brother VIP Kosova 5” nis sonte nga ora 21:00, në Klan Kosova.

Lexo edhe

Ekskluzive | U refuzua në Vërmicë, provoi të hynte në Kosovë nga Qafa e Prushit – 25-vjeçari dyshohet se tentoi ta korruptonte policin me 20 euro

Ekskluzive | U refuzua në Vërmicë, provoi të hynte në Kosovë nga Qafa e Prushit – 25-vjeçari dyshohet se tentoi ta korruptonte policin me 20 euro

Sherri për një kredi përfundon me dhunë në Pejë – burri sulmon bashkëshorten, qytetarët e filmojnë ngjarjen

Sherri për një kredi përfundon me dhunë në Pejë – burri sulmon bashkëshorten, qytetarët e filmojnë ngjarjen

Sevdai Radogoshi – Qumili reagon për herë të parë pas vdekjes së motrës

Sevdai Radogoshi – Qumili reagon për herë të parë pas vdekjes së motrës