E hëna rezervon spektakël të vërtetë futbollistik nga elita e futbollit turk, me tri përballje tejet interesante që transmetohen drejtpërdrejt në platformën më të madhe televizive në vend, Artmotion.

Vëmendja kryesore padyshim do të jetë në Stamboll, ku zhvillohet derbi i përjetshëm ndërmjet dy rivalëve të përbetuar, Galatasaray dhe Fenerbahçe, transmeton Klankosova.tv.
Një duel që garanton rivalitet të ashpër, emocione e spektakël në fushë, i cili nis nga ora 19:30 dhe transmetohet live në Sport 2.
Më herët, duke filluar nga ora 17:00, po në kanalin Sport 2, zhvillohet një tjetër përballje interesante mes dy skuadrave të kryeqytetit ekonomik turk, Beşiktaş dhe Başakşehir.
Paralelisht, në po të njëjtën orë (17:00), në kanalin Sport 3 transmetohet dueli ndërmjet Rizespor dhe Trabzonspor.




