Java e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës sjell sot dy ndeshje: Vushtrria – Ballkani dhe Drenica – Malisheva.

Ndeshja e parë zhvillohet nga ora 14:00, kur Vushtrria do të jetë nikoqire e Ballkanit. Skuadra mysafire shihet si favorite në këtë përballje, duke pasur parasysh problemet financiare të Vushtrrisë dhe bojkotin e lojtarëve vendas.
Nga ora 18:00, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica do ta presë Malishevën, skuadrën që po udhëheq kampionatin.
Vendasit synojnë ta shfrytëzojnë përparësinë e terrenit për t’ia vështirësuar punën lideres. Malisheva, megjithatë, po kalon një sezon të shkëlqyer. Pas dhjetë ndeshjesh, ajo ka grumbulluar 23 pikë dhe kryeson tabelën me pikë të barabarta me Prishtinën, e cila ka zhvilluar një ndeshje më pak.
Java e 11-të do të përmbyllet të dielën me dy ndeshjet e tjera: Feronikeli ’74 – Dukagjini dhe Prishtina – Drita.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




