Një shtetas turk është sulmuar fizikisht nga një shtetas algjerian në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 18:30, ndërsa i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.

Viktima, i cili qëndron përkohësisht në këtë qendër, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Burimi: Dukagjini




