Dy zyrtarë policorë janë plagosur gjatë sulmit me armë zjarri në Krakov të Polonisë, ku të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën.

Ministria e Brendshme e Polonisë ka bërë të ditur se njëri nga policët e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë, në përditësimin e fundit lidhur me sulmin që ndodhi të shtunën në sheshin kryesor të qytetit.
Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri polak, Donald Tusk, i cili përmes një postimi në platformën X ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe ka vlerësuar veprimet e policëve.
“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave të sulmit tragjik në Krakov. Vlerësimin më të lartë për policët heroikë që rrezikuan jetën e tyre. Dhe një thirrje të përzemërt për politikanët e të gjitha krahëve: mos e shfrytëzoni këtë tragjedi. Ne do t’i zbardhim të gjitha rrethanat e këtij krimi”, ka shkruar Tusk.
Sipas raportimeve, sulmuesi hapi zjarr nga vetura e tij ndaj qytetarëve në sheshin kryesor të Krakovit.
Ai është qëlluar dhe plagosur nga policia, ndërsa më pas është dërguar në spital.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




