Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka quajtur sulm terrorist dhe racist vrasjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve, përfshirë një vajzë 12-vjeçare, që ndodhi këtë të premte në një periferi të Parisit.
“Ajo që ndodhi sot, po jua them, është një pikë kthese, sepse është hera e parë që përballemi me një akt terrorist të planifikuar për të vrarë bashkatdhetarët tanë, fëmijët tanë, bazuar në ngjyrën e lëkurës apo fenë e tyre,” u tha Macron gazetarëve.

Ngjarja ndodhi të premten, kur personi i armatosur hapi zjarr me një armë automatike në një pikë karburanti, një qendër mjekësore dhe një kënd lojërash për fëmijë në Trappes, në periferi të Parisit.
Autoritetet njoftuan se është arrestuar një i dyshuar 39-vjeçar, i identifikuar si Kevin T.
Mbiemri i tij nuk u bë i ditur, në përputhje me praktikën e zakonshme në hetime të tilla penale në Francë.
Sulmi ndodh në një moment tensioni të veçantë në Francë, pas protestave mbarëkombëtare që u shndërruan në dhunë të shtunën e kaluar, dhe në prag të demonstratave të tjera që priten këtë fundjavë.
Disa politikanë të së djathtës ekstreme e kanë fajësuar imigracionin për grabitjet dhe vandalizmin e ndodhur në disa qytete franceze më 17 tetor.
Burimi: Dukagjini




