Sulm ndaj kantierit të Microsoft në Amsterdam, dalin pamje

Sulm ndaj kantierit të Microsoft në Amsterdam, dalin pamje

Sulm ndaj kantierit të Microsoft në Amsterdam, dalin pamje

Protestuesit kanë hyrë në kantierin ku Microsoft po ndërton një qendër të re të të dhënave në Amsterdam.

Sponsor 3M Express

Disa prej tyre janë ngjitur në një vinç dhe kanë ndezur flakadanë, ndërsa të tjerë janë përplasur me policinë.

Aktivistët kërkojnë ndalimin e ndërtimit të qendrave të reja të të dhënave, duke paralajmëruar për ndikimin e tyre në mjedis, për shkak të konsumit të madh të energjisë dhe ujit.

Policia holandeze njoftoi se ka arrestuar 150 deri në 200 persona gjatë protestës. Ndërsa Microsoft deklaroi se respekton të drejtën për protesta paqësore, por nuk mbështet veprimet e paligjshme që rrezikojnë sigurinë.

– YouTube www.youtube.com

Ndryshe, lëvizja kundër qendrave të të dhënave po përhapet në gjithë Evropën.

Protesta janë paralajmëruar në 15 shtete, përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Italinë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Itali, mbi 1.000 persona protestuan në Milano, duke kërkuar moratorium për projektet e reja dhe një strategji kombëtare për kontrollin e zgjerimit të kësaj industrie.

Sipas raportit të PwC-së, Evropa pritet të tërheqë 5.6 trilionë dollarë investime në qendrat e të dhënave deri në vitin 2050, ndërsa SHBA-ja parashikohet të investojë rreth 15.1 trilionë dollarë.

Aktivistët paralajmërojnë se zgjerimi i kësaj infrastrukture po bëhet më shpejt sesa kontrolli mjedisor dhe konsultimi me komunitetet lokale.

Lexo edhe

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Mourinho ndërhyn personalisht, Real Madridi shumë afër ta transferojë sensacionin e Man Utd

Mourinho ndërhyn personalisht, Real Madridi shumë afër ta transferojë sensacionin e Man Utd

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën në BBVK5 nga i dashuri (VIDEO)

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën në BBVK5 nga i dashuri (VIDEO)

Sulm ndaj kantierit të Microsoft në Amsterdam, dalin pamje | Momenti