Sulm me dron në rajonin e kontestueshëm afrikan të Abyeit, të paktën 153 të vdekur

Sulm me dron në rajonin e kontestueshëm afrikan të Abyeit, të paktën 153 të vdekur

Sulm me dron në rajonin e kontestueshëm afrikan të Abyeit, të paktën 153 të vdekur

Të paktën 153 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me dron në një treg, në rajonin e kontestuar të Abyeit, mes Sudanit dhe Sudanit të Jugut.

Sulmi goditi një depo karburanti pranë tregut, duke shkaktuar një zjarr të madh që vazhdonte të digjej edhe të martën, raporton CNN.

Sponsor 3M Express

Yohanna Akol Ngor, ministri në detyrë i Informacionit në administratën e Abyeit, fajësoi ushtrinë sudaneze për sulmin e së hënës.

Ai deklaroi se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen.

Një zyrtar i lartë ushtarak sudanez konfirmoi se ushtria kishte kryer një sulm me dron, duke pretenduar se objektiv ishin cisternat e karburantit që vinin nga Sudani i Jugut dhe që, sipas tij, ishin të destinuara për Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), një grup paramilitar që është në konflikt me ushtrinë sudaneze.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Brenda 24 orëve kaotike të Xhuli Nurës me binjakët

Brenda 24 orëve kaotike të Xhuli Nurës me binjakët

Drenasi paralajmëron masa ligjore për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara

Drenasi paralajmëron masa ligjore për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara

Inspektorati në Fushë Kosovë gjobit palën për vendosjen e parregullt të ventilimit

Inspektorati në Fushë Kosovë gjobit palën për vendosjen e parregullt të ventilimit