Sulm me armë në një kishë në Jordani, 6 të vrarë dhe 28 të plagosur

Sulm me armë në një kishë në Jordani, 6 të vrarë dhe 28 të plagosur

Sulm me armë në një kishë në Jordani, 6 të vrarë dhe 28 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr brenda një kishe në provincën Karak të Jordanisë, rreth 145 kilometra në jug të kryeqytetit, Amanit.

Sponsor 3M Express

Sipas agjencisë së sigurisë publike të Jordanisë, ngjarja ndodhi gjatë një ceremonie mortore në kishën ortodokse greke të Shën Gjergjit, në qytetin Hmood, një zonë me shumicë të krishterë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se autorët, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë në kërkim nga forcat e sigurisë.

Dëshmitarët thanë se sulmuesit kishin qëlluar për disa minuta. Një prej tyre dyshohet se mbante një pushkë automatike të tipit AK-47.

Fillimisht, mediat shtetërore raportuan për shtatë viktima, por më pas autoritetet e sigurisë e korrigjuan bilancin në gjashtë të vdekur dhe 28 të plagosur.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij ndryshimi.

Forcat e sigurisë po vazhdojnë hetimet dhe kërkimet për personat përgjegjës për sulmin. /Telegrafi/

Lexo edhe

Klinika e Onkologjisë pranon mungesën e Palbociclibit: Planifikimi u bë për gjysmën e pacientëve

Klinika e Onkologjisë pranon mungesën e Palbociclibit: Planifikimi u bë për gjysmën e pacientëve

Bayern Munich del me reagim zyrtar pasi Kompany u dërgua me urgjencë në spital

Bayern Munich del me reagim zyrtar pasi Kompany u dërgua me urgjencë në spital

Sulm me armë zjarri pranë Parisit, PNAT hap hetim për terrorizëm me prapavijë raciste

Sulm me armë zjarri pranë Parisit, PNAT hap hetim për terrorizëm me prapavijë raciste