Stuhia e fuqishme godet Britaninë e Madhe: Mbi 57 mijë shtëpi mbesin pa energji elektrike

Stuhia e fuqishme godet Britaninë e Madhe: Mbi 57 mijë shtëpi mbesin pa energji elektrike

Stuhia e fuqishme godet Britaninë e Madhe: Mbi 57 mijë shtëpi mbesin pa energji elektrike

Dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike të dielën në mëngjes në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e stuhisë “Boelo”, ndërsa paralajmërimet për erëra të forta mbeten ende në fuqi.

Sponsor 3M Express

Kjo është stuhia e dytë e emërtuar e sezonit, e cila kulmoi në orët e para të së dielës, ku erërat arritën shpejtësi nga 95 deri në mbi 110 km/h (60–70 mph), ndërsa në zonat e ekspozuara bregdetare u parashikuan hove deri në rreth 130 km/h (80 mph), raporton Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Kompania përgjegjëse për rrjetin elektrik, “SP Electricity North West”, e cila mbulon zonat e Mançesterit (Greater Manchester), Lancashire dhe Cumbria, njoftoi në faqen e saj zyrtare se mbi 57 mijë amvisëri janë përballur me ndërprerje të rrymës.

Një alarm portokalli për erëra të rrezikshme do të mbetet në fuqi deri në orën 21:00 të së dielës, pasi stuhia ka goditur kryesisht pjesën veriore të vendit.

Pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar u përballën me kushte edhe më ekstreme të motit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik britanik (Met Office), shpejtësia më e lartë e erës u regjistrua në ishullin Tiree në Skoci, duke arritur në rreth 132 km/h (82 mph) rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Sinoptikanët kishin lëshuar alarmin portokalli që nga mbrëmja e së shtunës për Skocinë, pjesë të Irlandës së Veriut dhe veriun e thellë të Anglisë.

Lexo edhe

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Stuhia e fuqishme godet Britaninë e Madhe: Mbi 57 mijë shtëpi mbesin pa energji elektrike | Momenti