Një aeroplan i kompanisë ajrore Jet2, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga pista gjatë uljes në aeroportin e Birminghamit, pasi kishte kryer fluturimin EXS4FX nga Venecia.

Pamjet e incidentit tregojnë se aeroplani duket se ka devijuar nga drejtimi i pistës për një kohë, përpara se të tentonte të korrigjonte trajektoren, por ndërhyrja duket se ka ardhur tepër vonë.
Incidenti ndodh në kohën kur stuhia Boelo ka goditur Britaninë e Madhe me erëra të fuqishme, që në zonat e ekspozuara bregdetare kanë kaluar 128 kilometra në orë.
Stuhia ka shkaktuar përmbytje të mëdha, ndërprerje të energjisë elektrike për rreth 83 mijë familje dhe mbylljen e disa linjave hekurudhore.
Në Skoci, një burrë 60-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një pemë e rrëzuar nga erërat e forta. /Telegrafi/




