Studentët s’heqin dorë nga kërkesat e tyre, presin veprime konkrete nga Rektorati

Studentët s’heqin dorë nga kërkesat e tyre, presin veprime konkrete nga Rektorati

Studentët s’heqin dorë nga kërkesat e tyre, presin veprime konkrete nga Rektorati

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka kërkuar vendime konkrete për zgjidhjen e problemeve të studentëve, duke kritikuar rektorin Arben Hajrullahu për mungesë të përgjegjësisë dhe mosofrim të zgjidhjeve për shqetësimet e ngritura.

Sponsor 3M Express

Kritikat vijnë një ditë para protestës së paralajmëruar nga Parlamenti Studentor dhe Këshillat Studentorë të fakulteteve, e cila u paralajmërua të mbahet sot, në orën 11:30, para objektit të Rektoratit. Kërkesa kryesore e studentëve është largimi i rektorit Arben Hajrullahu nga kjo pozitë.

Në reagimin e fundit, Parlamenti Studentor ka bërë të ditur se pas shkresës së dërguar Këshillit Drejtues dhe takimit të së premtes, rektori Hajrullahu ka reaguar përmes një komunikate të publikuar të dielën në orën 23:00.

Megjithatë, sipas studentëve, komunikata e rektorit nuk solli përgjigje për kërkesat e tyre.

“Në atë komunikatë, rektori nuk u tërhoq nga deklaratat e tij, nuk kërkoi falje dhe, mbi të gjitha, nuk ofroi zgjidhje konkrete për shqetësimet e studentëve”, thuhet në reagim.

Ndër çështjet e ngritura janë rivlerësimet, kufizimet për studimet e dyfishta, problemet me vijueshmërinë në njësitë e caktuara akademike, si dhe kufizimi në tri mungesa në kuadër të vlerësimit të vazhdueshëm.

“Për asnjërën nga këto çështje rektori Hajrullahu nuk dha një shpjegim të qartë se si dhe kur do të zgjidhen”, theksohet në njoftim.

Studentët kanë bërë të ditur se kanë kërkuar një takim të ri me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe janë në pritje të përgjigjes nga ky organ.

Në fund, studentët kanë përsëritur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, duke kërkuar përgjegjësi dhe vendimmarrje nga organet drejtuese të universitetit.

“Presim vendime, jo arsyetime. Zgjidhje, jo premtime. Përgjegjësi, jo heshtje. Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona”, thuhet në njoftim. /Klankosoav.tv

Lexo edhe

Zjarri përfshin një banesë në Ferizaj, lëndohet një zjarrfikës

Zjarri përfshin një banesë në Ferizaj, lëndohet një zjarrfikës

Burri dërgohet në mbajtje në Podujevë, gruaja kthehet te familjarët e saj

Burri dërgohet në mbajtje në Podujevë, gruaja kthehet te familjarët e saj

Dy persona përleshen mes vete në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje

Dy persona përleshen mes vete në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje